Një zbulim i jashtëzakonshëm po konsiderohet gjetja e gazit në atmosferën e planetit Afërditë (Venus), duke nxitur mendimet se kjo tregon se mund të ketë jetë të mikrobeve në këtë planet.

Në një artikull të botuar në revistën Nature Astronomy, më 14 shtator, shkencëtarët thanë se prania e gazit fosfinë në retë e Afërditës tregon se në këtë planet mund të banojnë mikrobe.

Studiuesit nuk i zbuluan format aktuale të jetës, por thanë se në Tokë fosfina prodhohet nga baktere që rriten në mjedise me mungesë oksigjeni, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Unë isha shumë e befasuar – e shtangur, në fakt”, tha astronomja Jane Greaves, nga Universiteti Cardiff në Uells, autore kryesore e kërkimit.

Afërdita është planeti më i afërt fqinj i Tokës dhe është e ngjashme në strukturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *