Një ekspozitë për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë është hapur në hollin e Kuvendit.
Ekspozita përbëhet nga pikturat e artistit Haki Gjakli i ciki ka qenë i pranishëm në ceremoninë hapëse.
“Kam paraqitur ndjenjën time për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe njëkohësisht gjithherë më kanë brengosur dhe kam ardhur deri te realizimi i tyre”, ka thënë piktori Gjakli, transmeton EkonomiaOnline.
Pjesë e hapjes së ekspozitës kanë qenë edhe disa deputetë të parlamentit të cilët kanë folur rreth domethënies së pikturave të vendosura brenda ndërtesës së Kuvendit.
Lexo më shumë këtu