Luftimet mes forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë vazhduar për të dytën ditë në regjionin e kontestuar të Nagorno-Karabakh.
Kjo pjesë e kontestuar mes dy vendeve është ndërkonbëtarisht e njohur si pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga banorë me prejardhje armene.
Luftimet që nisën dje janë më të rëndat që nga viti 2016.
Nga raporimet e ndryshme mësohet se forcat separatiste kanë humbur 31 ushtarë në luftimet, derisa shteti i Azarbajxhanit ka njoftuar se 26 civilë janë lënduar.
Përkundër thirrjeve për armëpushim dhe bisedime nga komuniteti ndërkombëtar, luftimet në regjionin Nagoro-Karabakh kanë vazhduar edhe gjatë ditës së hënë.
Kontesti për këtë regjion është ndër më të vjetrit në botë. Kur gjatë viteve 1990-ta Nagorno-Karabakh u shkëput nga Azerbajxhani, mijëra persona humbën jetën në luftime. Tani është de facto një regjion i pavarur por fuqishëm nën përkrahjen e Armenisë.