Ndikimi pandemisë Covid-19 në ekonominë e Kosovës ka bërë që gjatë këtij viti të shënohet tkurrje për rreth 5 për qind.
Megjithatë, viti i ardhshëm mund ta kthej në binarë atë me një rritje prej 4 për qind, thuhet në raportin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Por, raporti thotë se vlerësimi për rritjen ekonomike mund edhe të duket më i zymtë nëse rastet me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi) rriten dhe ekonomia mund të bllokohet përsëri.
Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, raporti i BERZH-it tregon se arsye për këtë rënie në ekonominë e Kosovës, gjatë vitit 2020, është zvogëlimi i investimeve (9 për qind) sektori i ndërtimit (12 për qind) si dhe ndikimi i pandemisë pothuajse në çdo sektor.