Aktivisti opozitar rus, Alexei Navalny, ka bërë përgjegjës presidentin rus Vladimir Putin për helmimin e tij.
“Jam i sigurt se Putin është mbrapa këtij veprimi, nuk shoh një shpjegim tjetër,” ka thënë Navalny gjatë një interviste për revistën gjermane Der Spiegel.
Më 20 gusht, gjatë një fluturimi në regjionin rus të Siberisë, Navalny humbi ndjenjat. Dy ditë më vonë ai u transferuar në një spital në Berlin. Më pas u bë e ditur se ai ishte helmuar me një argjent nervor të quajtur Novichok.
Në intervistën e publikuar të enjten në Der Spiegel, të parën që nga helmimi, Navalny tha se urdhëri për t’u përdorur Novichok mund të ketë ardhur vetëm nga krerët e tre shërbimeve inteligjente ruse, të cilat funksionojnë nën urdhërat e Vladimir Putin.
Ndërkohë, Kremlini ka mohuar të jetë përfshirë në rastin e helmimit të opozitarit rus, transmeton BBC News.
Duke folur për eksperiencën gjatë ditëve të helmimit, Navalny tha: “Nuk ndjenë dhimbje, por e di se po vdes. Menjëherë.”
Ai gjithashtu tha se ka arritur të pranoj ndihmë mjekësore dhe të mbijetoj vetëm për shkak të “një zinxhiri të rrethanave fatlume”. Përndryshe, ka shtuar Navalny, “do të ishte vetëm një vdekje e dyshimtë”.