Policia e Kosovës dhe Inspektorati kanë mbyllur të premten mbrëma në Prishtinë disa kafiteri që nuk u janë përmbajtur rregullave kundër virusit Covid-19.

Përmes faqes në Facebook, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se disa kafiteri janë mbyllur në rrugët ‘Rexhep Luci’, ‘Kafet e Rakisë’, ‘Rruga B’ dhe ‘Kafet e Vogla’.

“Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave!”, ka shkruar Zemaj në postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *