Pothuajse treçereku i amerikanëve janë të brengosur dhe kanë frikë se mund të ketë protesta dhe dhunë pas ditës së zgjedhjeve për president në Shtetet e Bashkuara.

Një anketë e bërë nga gazeta The Independent ka treguar se 72 përqind e të anketurave kanë thënë se ndjehen të brengosur se mund të ketë dhunë pas zgjedhjeve.

Tek përkrahësit e presidentit aktual Donald Trump, rreth 77 për qind e të anketuarve kanë thënë se frikësohen që do të ketë protesta dhe dhunë. Ndërkohë, rreth 73 për qind e të anketuarve si përkrahës të demokratit Joe Biden kanë shprehur shqetësimin e njëjtë.

Këto shqetësime shihen si rezultat i parashikimeve se mund të mos jetë e qartë se kush do të jetë fituesi pas zgjedhjeve që mbahen më 4 nëntor dhe të mos pranohet rezultati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *