Qeveria e Britanisë së Madhe po mendon të infektoj vullnetarë me koronavirus si mundësi për të arritur më shpejt të gjetja e vaksinës kundër pandemisë së Covid-19.
Gjatë javës së kaluar, qeveria njoftoi se planifikon të fillojë provat e ashtuquajtura ‘sfidë njerëzore’ – duke infektuar qëllimisht vullnetarë të rinj dhe të shëndetshëm me virusin për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave. Disa njerëz kanë dalë deri tani vullnetarë, transmeton Zëri i Amerikës.
Plani parasheh investimin e më shumë se 43.4 milionë dollarë për këtë provë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mund të jetë domethënëse, por ka shprehur disa shqetësime.
“Ka një histori shumë të gjatë të përdorimit të kësaj metode për zhvillimin e një numri vaksinash, si për shembull vaksinat e kolerës dhe tifos”, thotë zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.
“Vullnetarët duhet të japin pëlqimin e plotë dhe duhet të zgjidhen në një mënyrë që minimizon rrezikun ndaj tyre. Sepse po i ekspozon njerëzit ndaj një virusi për të cilin nuk kemi mjekim”, thotë zonja Harris.
Lexo më shumë këtu