Është mbajtur sot seanca dëgjimore për interpretimin e ligjshmërisë së votës të deputetit Etem Arifi në ditën e votimit të Qeverisë së Kryeminsitrit Avdullah Hoti.

Pas përfundimit, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, ka bërë me dije se palët kanë kohë t’i dorëzojnë argumentet e paraqitura edhe në formën e shkruar.

“Palët kanë mundësi që argumentet që i kanë prezantuara ti dorëzojnë edhe me shkrim pranë Gjykatës, nuk janë të obliguar por mund ta bëjnë deri me datën 7 dhjetor, këto argumente që janë adresuar sot,” ka thënë ajo.

Për vendimin e gjykatës, ajo tha se do të ndodh më vonë.

“Për njoftim do të njoftohen palët dhe publiku. Tash Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet edhe në ditët në vijim do të mblidhet në seancën për këshillim dhe votim ku do të vendos për cështjen, Palët do të informohen me kohë,” tha Rama-Hajrizi, transmeton Gazeta Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *