Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mësuar sot kundërshtarët në grupin për kualifikime drejt Kampionatit Botëror 2022 që do të mbahet në Katar.
Kosova do të jetë në Grupin B me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Ndërsa, Shqipëria do të jetë në Grupin I me përfaqësueset e Anglisë, Polonisë, Hungarisë, Andorrës dhe San Marinos.
Skuadrat brenda grupit do të luajnë dy ndeshjet mes vete nga muaji Mars deri në Nëntor të vitit 2021.
Dhjetë fituesit e grupeve do të kualifikon direkt. Vendet e dyta do të avancojnë drejt play-offeve dhe atyre do t’u bashkangjiten dy fitues të grupeve nga Nations League 2020-2021 që nuk arrijnë të kualifikohen direkt nga kualifikimet e rregullta per botërorin 2022.
Group A: Portugalia, Serbia, Rep e Irlandes, Luxembourgi, Azerbaixhani
Group B: Spain, Suedia, Greqia, Gjeorgjia, Kosova
Group C: Italia, Zvicra, Irelanda e Veriut, Bullgaria, Lituania
Group D: Franca, Ukraina, Finlanda, Bosnia, Kazakhstan
Group E: Belgjika, Uelsi, Republika e Cekise, Bjellorusia, Estonia
Group F: Danimarka, Austria, Skocia, Izrael, ishujt Faroe , Moldavia
Group G: Holanda, Turqia, Norëay, Mali i Zi, Letonia, Gibraltar
Group H: Kroacia, Slovakia, Russia, Slovenia, Cyprus, Malta
Group I: Anglia, Polonia, Hungaria, Shqipëria, Andorra, San Marino
Group J: Gjermania, Romania, Islanda, Maqedonia e Veriut, Armenia, Liechtenstein