Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, i ka kërkuar Këshillit të Bashkimit Evropian që të tregoj një afat kohor se kur do të merret vendimi për liberalizimin e  vizave për Kosovën.

Gjatë fjalimit të saj në raportim në Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së, Von Cramon kërkoi që të mbahet premitimi i dhënë për vendet e rajonit.

“Njerëzit në Kosovë janë të frustruar me të drejtë, prandaj kërkoj nga Këshilli i Bashkimit Evropian që të japë një sinjal, afat kohor të qartë dhe të japë dritën e gjelbër lidhur me këtë vendim sa më shpejt që është e mundur. Kjo ka të bëjë me mbajtjen e premtimit tonë në rajon”, ka thënë Cramon, transmeton Gazeta Express.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është futur në axhendën e takimeve që Këshilli i BE-së po zhvillon këto ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *