Në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sot Komisioni i Posaqëm për çështjen e raportit të Anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Në mbledhjen e tij të parë u bë konstituimi i Komisionit, ngritja e sekretariatit teknik dhe përcaktimi i relatorëve.

Siç transmeton Top Channel, aty u diskutua për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues në gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri, sa i takon çështjes së raportit të Martyt, ku pretendohet se kanë luajtur rol përfaqësuesë politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *