Masat e fundit kundër koronavirusit në Kosovë do të vazhdojnë të jenë në fuqi, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

“Kemi stagnim të rritjes së virusit, nuk ka përhapje si shkak i masave të marra dhe zbatimit të pjesshëm të tyre nga qytetarët. Masat duhet të vazhdojnë patjetër me një intensitet të shtuar,” ka thënë Zemaj në një konferencë për media.

Siç transmeton gazeta Zëri, ministri ka njoftuar se “vetëm 16 komuna tashmë kanë mbetur në zonën e kuqe, 9 komuna janë në zonën e verdhë dhe në zonën e gjelbër, për shkak të përmirësimit, kanë kaluar 13 komuna”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *