Një punonjëse e kujdesit shëndetësor është bërë personi i parë në Shtetet e Bashkuara që është vaksinuar të hënën me vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit.

“Nuk ndjej ndonjë gjë ndryshe nga marrja e një vaksine tjetër,” tha Sandra Lindsay. “Ndjehem me shpresë sot, e lehtësuar. Shpresoj që kjo të shënojë fillimin e fundit të një kohe shumë të dhimbshme në historinë tonë. Dua që t’i përçoj bindjen publikut se vaksina është e sigurt.”

Vaksinimi u përshëndet me duartrokitje në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku ishte i pranishëm virtualisht Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Vaksina, e zhvilluar nga kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, mori miratimin për përdorim emergjent nga rregullatorët federalë të premten pasi u provua të ishte 95% efektive në parandalimin e sëmundjes gjatë provave klinike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *