Derisa shumë vende evropiane kanë ashpërsuar masat kundër përhapjes së Covid-19, në prag të festave të fundvitit, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh në Kosovë.
Masat e tanishme pritet të mbesin në fuqi, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.
“Kosova nuk e ka vendimin për mbyllje dhe duam ta mbajmë situatën në kontroll,” ka thënë Zemaj, duke treguar se është shtuar numri i inspektorëve.
“Duke parë që këto ditë kemi fluks të ardhjes së bashkatdhetarëve ne duhet të jemi të kujdesshëm, masat duhet të mbikëqyren në mënyrë rigoroze edhe në pikat kufitare. Ne nuk guxojmë që të na dështojë asnjë hallkë e mbikëqyrjes që të dështojmë të gjithë,” ka thënë të hënën Zemaj, transmeton Gazeta Express.