Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon 31 vjetorin e themelimit të saj.
“Në krye të kësaj partie që nga themelimi e deri në vdekje, ishte shkrimtari, studiuesi i letërsisë, presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova,” thuhet, ndër të tjera, në mesazhin e Kryetarit aktual të LDK-së, Isa Mustafa.
“Themelimi i LDK-së shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin tonë, një grup intelektualësh më 23 dhjetor të vitit 1989 në Shtëpinë e Shkrimtarëve në Prishtinë vendosën të themelonin lëvizjen, partinë e cila do të bëhej boshti kryesor rreth së cilës zhvilloheshin të gjitha proceset historike për Kosovën. Ajo ishte partia e parë që bëri bazat e pluralizmit politik jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.”
Në përfundim të komunikatës, Mustafa thotë se “Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdoj të jetë formacioni kryesor politik në vend.”