I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se palët nga të dyja vendet janë të përkushtuara në procesin e dialogut.
“Kur flasim për dialogun, vet fakti që sot palët janë kthyer në tavolinën e negociatave në takime të rregullta dhe intensive paraqet një arritje në vete. Palët kanë arritur që të pajtohen për herë të parë mbi parametrat e këtij procesi negociues kompleks dhe delikat – përkatësisht marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me të gjitha çështjet e pazgjidhura një herë e përgjithmonë”, ka thënë Lajçak në një intervistë për Klan Kosova.
Diplomati sllovak nuk ka hezituar të tregoj se të dy vendet mbesin “shumë larg” nga njëra tjetra në pozicionet e tyre.
“Sidoqoftë çështjet që aktualisht jemi duke i diskutuar janë tejet të ndjeshme, komplekse dhe të vështira, por edhe po aq të rëndësishme. Natyrisht, pozicionet janë shumë larg, por secila çështje do të adresohet që të gjendet gjuha e përbashkët. Kjo do të thotë për të dhënë pak nga vetja për disa çështje, të cilat janë të një rëndësie kyçe për palën tjetër që të fitojë karshi të tjerëve.”
Lexo më shumë këtu