Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2021, me 64 vota për.
Seanca e jashtëzakonshme u thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me qëllim që të miratohet buxheti përpara se të shpërndahet kuvendi dhe të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Siç transmeton REL, për miratimin në lexim të parë të këtij projektligji nuk votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, kërkoi nga deputetët e kuvendit që të votohet Projektbuxheti, në mënyrë, siç tha ajo, të mos bllokohen institucionet e Kosovës.
Ndërkaq, më 29 dhjetor, pritet që të votohet në lexim të dytë ky projektligj.