Mediat amerikane raportojnë se kandidati demorkat Raphel Warnock ka fituar në balotazhin e Georgias kundër republikanes Kelly Loeffler.

Ndërkohë, siç transmeton Zëri i Amerikës, demokrati Jon Ossoff është në epërsi të ngushtë ndaj republikanit David Perdue.

Nëse të dy demokratët fitojnë këtë balotazh në Georgia, atëherë presidenti i zgjedhur Joe Biden do të ketë kontroll të Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë kur të marr detyrën më vonë gjatë muajit janar.

Një Senat i kontrolluar nga republikanët do të ndërlikonte miratimin e reformave legjislative të zotit Biden gjatë dy viteve të ardhshme, duke detyruar ndoshta negociata gjithëpërfshirëse për çështje të tilla si shkalla e përfitimeve të kujdesit shëndetësor, vendosja e kontrolleve të imigracionit dhe vendosja e rregulloreve për ndryshimet klimatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *