Vaksina Moderna kundër Covid-19 ka marrë miratimin e rregullatorit të barnave të Bashkimit Evropian.
Miratimi i Modernës vjen në kohën kur BE-ja po përballet me kritika për fushatën e ngadalshme të imunizimit, e cila mbetet prapa Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar apo Izraelit.
Siç transmeton REL, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ky është “një lajm i mirë për përpjekjet tona, për të sjellë sa më shumë vaksina COVID-19 tek evropianët”.
Bashkimi Evropian ka nisur vaksinimin më 27 dhjetor, por ritmi ka qenë i ngadaltë.