Pas protestës së dhunshme në ndërtesën e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, një pjesë e madhe e votuesve amerikanë mendojnë se demokracia në vend është vënë nën kërcënim.

Një sondazh nga Universiteti Quinnipiac ka treguar se  se një numër i madh votuesish republikanë dhe demokratë besonin se demokracia është nën kërcënim, 77% dhe 76% respektivisht, transmeton Zëri i Amerikës. Të pavarurit ishin pak më pak të prirur të bien dakord me 70%.

Shumica e votuesve, 56%, thanë se e konsideronin Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump përgjegjës për sulmet në Kapitol javën e kaluar, ndërsa 42% thanë se nuk e konsideronin atë përgjegjës.

Një shumicë votuesish, 52% thanë se zoti Trump duhet të shkarkohet para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar, kundrejt 45 për qind që thanë të kundërtën. Megjithatë kur u pyetën në bazë të përkatësisë partiake, shumica dërrmuese e republikanëve, 87%, u shprehën se zoti Trump nuk duhet të hiqet nga detyra, ndërsa shumica dërrmuese e demokratëve, 89%, thane se ai duhej të hiqej. Ndër të pavarurit 55% favorizonin largimin dhe 43% ishin kundër tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *