Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se shpreson për rezultat pozitiv nga ankesat e partisë së tij ndaj moscertifikimit të listës së plotë të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Tani jemi ankuar në shkallën e parë. Shkalla e dytë do të jetë Gjykata e Lartë dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv. Në thelb tendenca është që të mos lejohen pesë veta nga 110 që të certifikohen. Tash për tash nuk e kanë pranuar tërë listën tonë, por mendoj se kjo do të zgjidhet brenda javës”, ka thënë Kurti.
Ai i bëri këto komente në një bashkëbisedim me qendrën “Woodrow Wilson”, transmeton Zëri i Amerikës.
Gjatë kësaj bisede, Kurti ka folur edhe për administratën e kaluar amerikane dhe për presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden.
Duke folur për ish ish të dërguarin amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, Kurti tha se “ai ngutej shumë dhe ishte shumë i përqendruar në çështjet financiare”.
Kurti ka shprehur bindjen se me administratën e presidentit Biden do të jetë ndryshe pasi ai e njeh mirë historinë e Kosovës dhe atë të Ballkanit Perëndimor.
Lexo më shumë këtu