Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të nënkuptonte dështimin e investimit të Bashkimit Evropian në ndërtimin e shoqërisë multietnike në rajon, ka thënë përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Gjatë një bisede për gazetën franceze “Le Monde”, Lajçak tha se për idenë e shkëmbimit të territoreve vendet e rajonit ishin kundër “sepse kanë frikë se ngjarjet mund të dalin jashtë çdo kontrolli”.

Siç transmeton REL, Bashkimi Evropian, sipas Lajçak, ka investuar shumë në politikën e “evropianizimit dhe përfshirjes së Ballkanit në familjen evropiane, që do të thotë ndërtimin e shoqërive demokratike multietnike” dhe “ridizajnimi i kufijve është në kundërshtim me atë ideal dhe do të nënkuptojë se ne kemi dështuar”.

Lajçak e riktheksoi se dialogu i lehtësuar nga BE-së është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *