Vaksina kundër Covid-19 do të arrij në Kosovë gjatë muajit shkurt, ka thënë Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj.
“Gjatë muajit shkurt, vaksina anti-COVID do të jetë në Kosovë. Përgatitjet janë më intensive në qendrat e mjekësisë familjare”, ka thënë Zemaj.
Ai nuk ka treguar ndonjë datë, derisa ka paralajmëruar nisjen e fushatës vetëdijësuese, transmeton REL.
Zemaj ka përmendur se problemet me sigurim të vaksinës janë evidente në gjithë Evropën, mirëpo ka shpresuar se kompanitë me të cilat ka negociuar Kosova, do ta mbajnë premtimin.
Ministria në detyrë e Shëndetësisë pati njoftuar se ka marrë konfirmim nga kompania amerikane, Pfizer për sigurimin e 535,000 vaksinave kundër koronavirusit.