Dita e enjte do të jetë fillimi i vizitës treditore në Moskë nga Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Kjo vizitë zhvillohet në kohën kur janë shtuar kritikat ndaj Moskës zyrtare për reagimin ndaj protestave pas burgosjes së politikanit opozitar Aleksei Navalny.
Për këtë vizitë treditore, Borrell insiston se ai do të nisë “mesazhe të qarta” te Kremlini, transmeton REL.
“Kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të angazhoheni”, ka thënë ai më herët gjatë kësaj jave.
Lidhjet në mes të BE-së dhe Rusisë janë përkeqësuar për shkak të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga ana e Moskës më 2014 dhe mbështetjen e vazhdueshme për separatistët në lindje të Ukrainës.
BE-ja është e shqetësuar edhe për përfshirjen e Rusisë në Bjellorusi, dhe konfliktet në Siri, Libi dhe vendet tjera.