Ndjekja e personave që kundërshtojnë regjimet autoritare nuk kufizohet vetëm në vendin ku ai regjim shtrin pushtetin, por pasojat vazhdojnë edhe në vendet tjera.
Një raporti i fundit nga Freedom House ka identifikuar vendet autoritare që kanë përdorur taktika në vitet e fundit për të vrarë dhe frikësuar kritikët që jetojnë jashtë kufijve të tyre.
Me titull “Jashtë vëzhgimit, por jo të paarritshëm”, raporti tha se ka patur të paktën 608 akte të shtypjes fizike kundër individëve që nga viti 2014 në 79 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, transmeton Zëri i Amerikës.
Sipas raportit, rreth 3.5 milionë njerëz u ndikuan nga sulmet e drejtpërdrejta ose të tërthorta në këtë periudhë kohore.
Kina ishte shkelësi më i madh, duke kryer “fushatën më të sofistikuar, globale dhe gjithëpërfshirëse të shtypjes transnacionale në botë”, tha Freedom House.
Lexo më shumë këtu