Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë po i afrohet fundit.
Partitë politike vazhdojnë fuqishëm me reklamimin e tyre në mediat tradicionale, në rrjetet sociale, në billborde dhe përmes organizimit të tubimeve me qytetarët.
Një pjesë e parave për fushatën zgjedhore partive politike u vjen nga buxheti i Kosovës. Në buxhetin e vitit 2021, financimi i partive politike është nën programin “Fondi për mbështetjen e partive politike”, kategoria ekonomike subvencione dhe transfere në total ka një vlerë prej 4.200,000 euro, transmeton REL.
Derisa nga partitë politike thuhet se fushata zgjedhore bëhet përmes mjeteve të siguruara nga buxheti i vendit dedikuar partive, kështu nuk mendojnë përfaqësuesit e organizatave që monitorojnë shpenzimet e partive politike.
Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se nuk kanë ndonjë shifër të saktë sesa kanë mundur të shpenzojnë partitë politike në zgjidhjet e kaluara, por, që sipas tij, kanë shpenzuar milona euro dhe po shpenzojnë ngjashëm edhe në këtë fushatë.
“Nga monitorimi që kemi bërë, ka dalë që secili subjekti politik ka shpenzuar më shumë sesa që ka deklaruar, monitorimi ka qenë klasik edhe ka qenë i thjeshtë, i kemi marrë çmimet e tregut dhe i kemi krahasuar me atë që kemi parë në terren. Nga kjo formë mund të kuptojmë që secili subjekt harxhon shumë më shumë se që deklaron. Partitë kanë fushata të shtrenjta”, thotë ai.
Lexo më shumë këtu