Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë u veçuan me daljen më të lartë të votuesve që nga viti 2004.

Por, kjo nuk është e dhëna e vetme interesante nga zgjedhjet e së dielës.

Sipas të dhënave të mbledhura nga revista Kosovo 2.0, vërehet se zgjedhjet e djeshme kanë ofruar rekorde të mira dhe të këqija varësisht si shikohen nga partitë politike.

Derisa janë numëruar pothuajse të gjitha votat nga vendvotimet në Kosovë, pa përfshirë votat nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje është fituese me rreth 48%.

Kështu, VV-ja tejkaloi votat e marra nga LDK-ja e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, duke thyer rekordin për numrin më të madh të votave të fituara nga ndonjë parti në historinë e Kosovës së pasluftës.

Ndërkohë, LDK-ja ka shënuar rezultatin më të dobët në historinë e saj. Me vetëm rreth 13% të votave të fituara në këto zgjedhje, ajo bie edhe më dobët sesa rezultati i zgjedhjeve më 2019 ku kishte fituar 24,54%.

Më poshtë, shikoni përmbledhjen e revistës Kosovo 2.0 me disa të dhëna interesante nga zgjedhjet e së dielës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *