Është për keqardhje që dialogu nuk është prioritet i fituesit të zgjedhjeve në Kosovë, ka thënë Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.
Pas fitores në zgjedhjet e së dielës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, la të kuptohet se dialogu me Serbinë mund të mos jetë prioritet në qeverinë e ardhshme të drejtuar nga ai.
Këto qëndrime të Kurtit i ka vlerësuar si “joseriozitet” kryeministrja serbe.
“Mendoj se ky është joseriozitet i elitave politike në Prishtinë. Dialogu është mënyra e vetme për të pasur një marrëveshje për normalizim, që do të nënkuptonte më shumë begati, përparim ekonomik dhe stabilitet. Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të ishte prioritet më i madh”, ka thënë Bërnabiq, transmeton REL.
Ajo tha se arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë një përparësi për Prishtinën.
Lexo më shumë këtu