Në gjithë Kosovën sot po festohet Dita e Pavarësisë.

Trembëdhjetë vite me parë, më 17 shkurt 2008, në Kuvendin e Kosovës u shpall pavarësia.

Megjithatë, shpresa e madhe që ngjalli ajo ditë tek qytetarët nuk është se plotësoi të gjitha pritjet e tyre për ndërtimin e një shteti nën sundimin e rregullit.

Disa qytetarë në Prishtinë vlerësojnë se 13 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk vërejnë të kenë ndodhur ndryshimet pozitive dhe zhvillimi i shtetit, për të cilat atëherë ishin të bindur se do të ndodhnin.

“Normalisht që ka ndikuar në secilën celulë të shoqërisë, sepse nëse tri shtyllat kryesore të një shteti, siç janë: drejtësia, shëndetësia dhe arsimi, nuk janë siç duhet, atëherë, normalisht që pa këto tri shtylla, shteti nuk mundet të jetë i plotë”, është shprehur një qytetare për REL.

Një tjetër qytetar thotë se pas euforisë që ka qenë në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së vendit, në vitet që kanë pasuar ka pasur rënie të madhe të besimit të qytetarëve se shteti është në rrugë të mirë të ndërtimit.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *