Qeveria në largim e Kosovës është në nivel të diskutimeve me kompaninë Pfizer/BioNtech për furnizimin me vaksinën kundër koronavirusit.

Kjo është konfirmuar nga kompania në fjalë.

“Ende jemi në diskutime me Qeverinë në Kosovë për të siguruar qasje në vaksinë. Bisedat janë të fshehta dhe nuk kemi ndonjë informacion për të kumtuar aktualisht”, ka thënë për REL, Ursa Lakner, një zyrtare e lartë e kompanisë Pfizer.

Ky informacion është e kundërta e asaj çfarë ishte thënë në fillim të vitit nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë e cila thoshte se kanë pranuar konfirmimin nga Pfizer për sigurimin e mbi 500 mijë vaksina.

Tani, Ministria e Shëndetësisë nuk ka njoftuar për ndonjë datë të saktë se kur mund të arrijnë në Kosovë vaksinat Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca, edhe pse ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, kishte paralajmëruar se ardhja e tyre mund të pritet në shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *