Përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë takuar sot me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe ministrin në detyrë të shëndetësisë Armend Zemaj.
Në këtë takim, IKSHPK-ja ka rekomanduar rigorozitet të masave, bazuar në rritjen e rasteve pozitive me koronavirus gjatë ditëve të fundit, transmeton Koha.net.
Edhe Hoti përmes një postimi ka njoftuar për takimin i cili ka ndodhur për të vlerësuar situatën pas rritjes së rasteve në javët e fundit.
Rritja e numërit të infektuarve vjen pas zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt, të cilat u paraprinë nga një fushatë që partitë politike e bënë pa respektuar masat kundër përhapjes së koronavirusit.