Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të ketë rinumërim të votave pas dyshimeve të ngritura për keqpërodrime gjatë numërimit të votave nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Haradinaj ka thënë se nuk sheh arsye që dikush të jetë kundër rinumërimit.

“Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë, pra ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë apo të VV-së, LDK-së, PDK-së apo partive të tjera,” ka thënë Haradinaj, transmeton Koha.net.

Haradinaj tha se të gjithë ata që kanë keqpërdorur vota duhet të përfundojnë në burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *