Qytetarët e Bashkimit Evropian këtë verë mund të jenë të detyruar të pajisen me një çertifikatë digjitale për të udhëtuar në jashtë vendit.
Kjo çertifikatë do të shërbente për të dëshmuar se personi është vaksinuar kundër Covid-19, është testuar negativ apo së fundmi është shëruar nga virusi.
Brenda organeve ekzekutive në BE është duke u planifikuar që para muajve të verës të jetë gati çertifikata e cila do të jetë e domosdoshme për ata që duan të udhëtojnë, transmeton BBC News.
Deri tani, disa vende brenda BE-së kanë kundërshtuar idetë për krijimin e pasaportave të vaksinës, për shkak të frikës se mund të bëhen diskriminime.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është duke punuar në ndërtimin e një strukture të besueshme ndërkombëtare për udhëtime të sigurta. OBSH ka thënë se vaksinimi nuk do të duhet të ishte kusht për ata që duan të udhëtojnë.