Zvicra e ka vendosur Kosovën në listën e vendeve nga të cilat qytetarët që vijnë duhet të futen në karantinim të detyruar.

Sipas rregullave, qytetarët që udhëtojnë nga Kosova në Zvicër duhet të futen në karantinë e cila mund të përfundoj pas ditës së shtatë nëse rezultati i testit tregron të jetë negativ ndaj Covid-19.

Përveç Kosovës që janë futur në listë për karantinim që nga 22 marsi janë: Belgjika, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria dhe Qipro. Ndërkohë shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin në listë janë: Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, San Marino, Monako, Shqipëria dhe Andorra.

Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se tre ditë dhe më pas t’i nënshtrohet karantinës për dhjetë ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *