Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të Parlamentit Evropian ku flitet për përparimin e vendit ballkanit drejt pranimit në Bashkimin Evropian.
Duke e cilësuar raportin si “gënjeshtra të zhveshura”, Vuçiq ka thënë se deputetët evropianë kanë “kanë humbur në kohë dhe hapsirë”.
“Ata duket se kanë lexuar një raport nga 2011 dhe jo nga viti 2021,” u ka thënë presidenti serb gazetarëve, gjatë një vizite në rrethinën e qytetit Shabac, transmeton REL.
Ndër të tjera, Vuçiq tha se është krenar për fushatën për deligjitimimin e pavarësisë së Kosovës, edhe pse pjesë të raportit të PE-së kanë shprehur shqetësime për këtë fushatë.
Lexo më shumë këtu