Presidenti amerikan Joe Biden tha se i kishte sugjeruar Kryeministrit britanik Boris Johnson në një telefonatë të premten që vendet demokratike të krijojnë një plan infrastrukture si baraspeshë ndaj nismës kineze Rrugë e Unaza.
“I sugjerova se duhet të kemi një nismë, me pjesëmarrjen e shteteve demokratike, që të ndihmojmë komunitete në mbarë botën që kanë nevojë reale për ndihmë,” tha presidenti, transmeton VOA.
Nisma e Kinës, Rrugë e Unaza, është një plan për zhvillime infrastrukturore me vlerë prej disa trilionë dollarësh i filluar në 2013 nga Presidenti Xi Jinping me nisma për zhvillim e investime nga Azia Lindore në Evropë.
Projekti kinez, në përfundim të tij do të zgjeronte ndjeshëm ndikimin politik e ekonomik të Pekinit, duke zgjuar shqetësime në Perëndim.
Lexo më shumë këtu