Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës.
Në raundin e tretë të votimit në Kuvendin e Kosovës, për Osmanin votuan 71 deputetë.
Në dy raundet e para të votimit, gjatë ditës së dielë, nuk u arrit numri i kërkuar për njërin nga dy kandidatët për president.