Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është vaksinuar kundër koronavirusit me vaksinën kineze Sinopharm.
“E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram, transmeton REL.
Serbia ka siguruar doza të mëdha të vaksinave nga Kina dhe Moska, por edhe nga prodhuesit perëndimorë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.
Vuçiq kishte kritikuar Bashkimin Evropian për qasjen ndaj pandemisë, me gjithë dhjetëra miliona dollarët ndihma për kujdesin shëndetësor në Serbi.