Revolta e kontrollorëve të kompanisë AlbControl ka bërë që për të dytën ditë radhazi të jenë të bllokuara fluturimet në aeroportin e Rinasit në Tiranë.

Deri tani, siç raporton Top Channel, mbi njëzet kontrollorë janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar.

Një ditë më parë, ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan në Rinas, ndërsa Forcat e Armatosura morën nën kontroll aeroportin.

Shumica e kontrollorëve të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe kanë deklaruar paaftësi për punë.

Ndërsa, Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje kontrollorëve që t’i rikthen punës. Në lidhje me këtë çështje edhe presidenti Ilir Meta tha se kontrollorët duhet të nisin punën dhe të mos e ndërpresin atë, ndërsa bëri thirrje që të uleshin në dialog për të zgjidhur këto tensione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *