Drejtuesit e agjencisë amerikane të zbulimit paralajmëruan të mërkurën për “kërcënimin e pashembullt” që vjen nga Kina.
“Kina gjithnjë e më shumë është një konkurrente që sfidon Shtetet e Bashkuara në aspekte të shumta, ndërsa bën presion për të ndryshuar normat globale në mënyra që favorizojnë sistemin autoritar kinez,” tha Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines.
Ajo tha se Kina “ka aftësi të konsiderueshme kibernetike që nëse përdoren, së paku, mund të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në shkallë lokale të infrastrukturave kritike brenda Shteteve të Bashkuara”, transmeton VOA.
Duke folur para Komisionit të Senatit për Zbulimin, gjatë një seance dëgjimore të titulluar “Kërcënimet në botë”, Haines gjithashtu theksoi si kërcënime të rëndësishme përpjekjet ruse për të minuar ndikimin e SHBA, rolin e Iranit në paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme, terrorizmin global dhe përpjekjet e mundshme të Koresë së Veriut për të “futur pyka” midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij.
Lexo më shumë këtu