Progesi i vaksinimit kundër koronavirusit është arsyeja që Kosovën po e viziton Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Maas ka mbërritur të enjten në Prishtinë, derisa më pas do të vizitoj edhe Beogradin.

“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër koronavirusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Maas në Twitter.

Maas pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *