Partia Socialiste ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Shqipëri, derisa Partia Demokratike i ka quajtur ato jo demokratike.

“Me apo pa Bashën, ne e kemi të qartë se opozita është PD dhe fitorja jonë e madhe dhe e thellë e bën më të madh detyrimin për t’i shtrirë dorën e një bashkëpunimi të sinqertë pa asnjë kufizim”, tha të martën kreu i PS-së Edi Rama.

Për kryetarin socialist Rama “kjo ishte fitorja më e vështirë, më e madhja dhe më e bukura e Partinë Socialiste”, transmeton Zëri i Amerikës.

Derisa ende vazhdon numërimi i votave, deri tani PS ka fituar 74 mandate, derisa PD me koalicionin e vet ka arritur 59 mandate. Katër mandate ka fituar Lëvizja Socialiste për Integrim.

“Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do fitonim dhe do ti kthenim Shqipërisë demokracinë. Por këtë herë kjo nuk mjaftoi. Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë”, tha të martën kreu i PD-së Lulzim Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *