Gjatë ditës së mërkurë, Kryeministri Albin Kurti do të nis takimet zyrtare në Bruksel duke shënuar kështu udhëtimin e tij të parë në qendrën evropiane prej kur mori mandatin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Bashkë me Kurtin në delegacion janë edhe Ministrja për Punë të Jashtme Donika Gërvalla-Schwartz dhe Ministri për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Delegacioni i Kosovës pritet që të takohet të mërkurën edhe me Komisionarin evropian për Bujqësi dhe Zhvillim rural Janusz Ëojciechhoëski, atë për Drejtësi Didier Reynders, Komisionaren për Energji Kadri Simons, për Ekonomi dhe Financa Paolo Gentiloni dhe nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Ekonomi Valdis Dombrovskis.

Gjatë ditës, Kurti pritet ta takojë edhe presidentin e Parlamentit Evropian David Sasolli, transmeton REL.

Të enjten, ndërkaq, ai do t’i ketë takimet me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *