Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se fundi i luftës në Ukrainë nuk duket ende në horizont. Në një konferencë shtypi në Vjenë, Guterres u tha gazetarëve se aktualisht OKB është e fokusuar në përpjekjet e evakuimit dhe shpërndarjes së ndihmave në zona si ajo e Mariupolit, të prekura nga lufta.

“Është e qartë për ne se në këto momente nuk ka shanse për një marrëveshje paqeje të menjëhershme, apo për një armëpushim global”, tha Guterres, transmeton Euronews Albania.

Avokatja ukrainase e Popullit, Liudmyla Denisova i kërkoi të mërkurën OKB-së dhe Kryqit të Kuq ndihmë për evakuimin e ushtarëve të plagosur, që po i bëjnë rezistencë agresionit ushtarak rus në impiantin Azovstal.- Advertisement –

“E gjithë bota e qytetëruar duhet të shohë kushtet në të cilat ndodhen dhe veprojnë mbrojtësit e plagosur të Mariupolit. Pa ndihmë shëndetësore, me plagë të hapura, të lidhura me fasho të pista, pa medikamente dhe pa ushqim”, deklaroi Denisova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *