E para mumje egjiptiane shtatzënë është zbuluar nga një grup shkencëtarësh në Poloni.
Hulumtuesit në Warsaw Mummy Project kanë njoftuar për zbulimin e tyre të enjten përmes një publikimi në revistën shkencore arkeologjike.
“Prezantuar këtu është shembulli i vetëm i një gruaje shtatzënë të mumifikuar dhe pamjet e para radiologjike të një fetusi të tillë”, shkruhet në publikim, transmeton BBC.
Projekti kishte filluar në vitin 2015 duke përdorur teknologjinë për të ekzaminuar artefaktet që gjendeshin në Muzeun Kombëtar të Varshavës.
Më parë, kjo mumje është menduar të jetë e një prifti mashkull, por skanimet kanë zbuluar se bëhet fjalë për një grua në fazët e mëvonshme të shtatzënësisë.
“Ky është zbulimi ynë deri tani më i rëndësishëm, një befasi e plotë,” ka thënë Wojciech Ejsmond nga Akademia e Shkencave në Poloni.
Duke përdorur madhësinë e kokës së fetusit, hulumtuesit kanë llogaritur se ai ishte në mes javëve 26 dhe 30 në kohën kur nëna vdiq për arsye të panjohura.
Shkënctarët thanë se është e paqartë pse fetusi nuk është larguar dhe balsamosur ndamas, por mund të kenë qenë për shkak të problemeve fizike apo besimeve shpirtërore rreth jetës së mëpastajme.