Besimtarët ortodoksë këtë të dielë kremtojnë Festën e Pashkës.
Në mesazhin e tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ka bërë thirrje që të krijohet ambient i gëzueshëm dhe të largohemi nga urrejtja dhe robëria e pasioneve të egos.
Në mesazhin e tij theksohet çfarë i bënë dëmë njeriut dhe shoqërisë.
“Urrejtja e infekton jetën e njerëzve në familje, jetën fetare dhe politike; ajo infekton marrëdhëniet midis kombeve dhe, për pasojë, prodhon konflikte të paparashikueshme. Edhe sot, në atmosferën e turbullt të krijuar nga pandemia, nëpër mjedise të ndryshme shfaqet shpesh një urrejtje e veçantë në shumë variante, që nga simptomat e thjeshta, si nervozizmi, antipatitë, agresiviteti e deri tek ato më seriozet, si polarizimet, dhuna dhe përçarjet”, thuhet në mesazhin e kryepeshkopit, transmeton Euronews Albania.