Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka thënë se nuk është gjetur asgjë substanciale rreth dialogut me Serbinë në dosjet e trashëguara nga qeveria e kaluar.

Në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në lidhje me vizitën në Bruksel, Bislimi ka sjellë dosjen nga emisarit i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe atë që e kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara.

Siç transmeton Koha.net, gjatë raportimit Bislimi ka njoftuar se në dosjen e trashëguar rreth procesit të deritanishëm të dialogut nuk ka asgjë substanciale por vetëm përshkrim për mbajtjen e takimeve dhe kohën e mbajtjes së tyre.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *