Ideja për ndryshimin e kufijve ishte tejet personale e ish-presidentit Hashim Thaçi që ka dëshiruar të mbetet personalitet në histori, thotë gazetari Enver Robelli.
Sipas Robellit, ish-presidenti Thaçi ka shpresuar se si “paqebërës” do t’i shpëtoj problemeve me gjyqësinë.
“Jo vetëm ideja për prishjen e kufijve ka qenë e tmerrshme, por edhe motivet sidomos të Thaçit që të shtyhet një ide e tillë kanë qenë tejet personale, që të hyjë në histori si personalitet që e zgjidhi një nyje ballkanike në 100 vitet e fundit, konfliktin serbo-shqiptar dhe shpresa e tij që si i veshur me stolitë e paqebërësit s’do të ketë problem me gjyqësinë”, ka thënë Robelli në emisionin Desku.
Gazetari i Tages Anzeiger tha se Bashkimi Evropian dhe klasa politike e Kosovës kanë rënë në grackën e Vuçiqit.
“Ai [Vuçiq] mund të ishte i interesuar për një marrëveshje që nënkupton prishjen e kufijve të Kosovës, sepse për Vuçiqin, Kosova është një instrument për ta luajtur viktimën brenda shoqërisë serbe e në anën tjetër Kosova është edhe instrument që Vuçiqi të duket patriot brenda korpusit politik serb”, tha Robelli.
Lexo më shumë këtu