Një raport i rrjetit “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” ka treguar se është shtuar veprimtaria e grupeve kriminale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Raporti i ri nga “Nisma Globale” përshkruan rrugët e trafikimit të drogës dhe emigrantëve përmes Ballkanit Perëndimor .
“Tregu i emigrantëve nëpër 6 vende të Ballkanit Perëndimr vazhdon të nxjerrë fitime për botën e krimit, por ato janë shumë në të ulëta se sa në 2015. Pandemia e COVID-19 nuk ka ndikuar ndjeshëm në ndërprerjen e këtyre flukseve të paligjshme”, thuhet në raport, transmeton VOA.
Për lëndët narkotike raporti thekson se sasitë e kultivimit të canabisit, sidomos në mjedise të brendshme, janë rritur në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, por nuk ka shtim të kultivimit në Shqipëri.
Sipas raportit, një kg i canabisit shkon 1 mijë e 200 – 1400 euro, ndërsa cilësia më e lartë hibride është 1600-2000 euro.
Cocaina është po ashtu e pranishme në rajon, thuhet në raport, kryesisht e sjellë me anijet që vijnë në portet e Shqipërisë dhe Malit të Zi nga Amerika Latine me fruta.
Raporti thekson se është rritur po ashtu prodhimi dhe përdorimi i drogave sintetike në rajon.
Lexo më shumë këtu